Gjergji Mërkuri është emëruar drejtori i ri i Portit të Sarandës pas largimit të Admir Malajt.
Gjergji Mërkuri ka shërbyer si ish kreu i PS-së në Sarandë dhe kandidon si i pavarur në zjedhjet e 2023 për postin e kryebashkiakut pasi refuzoi kërkesën e kryesocialistit Edi Rama për t'u tërhequr nga gara.
Në një reagim të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ atëherë, Mërkuri tha se nuk ka kthim prapa në garën ku ka hyrë, duke iu përgjigjur Ramës me sloganin elektoral që ky i fundit ka zgjedhur të përdorë gjatë kësaj fushate.
Admir Malaj mori detyrën e drejtorit të Portit të Sarandës në korrik të vitit 2025, pas transferimit të tij nga drejtimi i Porti i Vlorës.
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të Malajt nga drejtimi i portit.
Ndryshimi në krye të Portit të Sarandës vjen në një periudhë të rëndësishme për institucionin, i cili luan një rol kyç në transportin detar dhe zhvillimin e turizmit në jug të vendit.
Lini një Përgjigje