Deklaratat e kreut të NATO-s kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në Itali. Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S), Giuseppe Conte, akuzoi qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni se ka fshehur përmasat e përfshirjes italiane në operacion.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se qindra aeroplanë amerikanë janë ngritur nga bazat ushtarake amerikane në Itali për të mbështetur operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit, të njohur si “Epic Fury”.
Në një intervistë për Fox News, Rutte theksoi se vendet evropiane kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme logjistike për misionin amerikan.
“E kuptoj plotësisht zhgënjimin, por nëse marrim si shembull Italinë, 500 aeroplanë amerikanë janë ngritur nga bazat amerikane në Itali për të mbështetur operacionin. Bëhet fjalë për një numër shumë të madh”, tha ai.
Sipas Rutte, në të gjithë Evropën janë realizuar mes 4.000 dhe 5.000 misione fluturimi në mbështetje të operacionit amerikan.
Deklaratat e kreut të NATO-s kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në Itali. Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S), Giuseppe Conte, akuzoi qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni se ka fshehur përmasat e përfshirjes italiane në operacion.
“Nga fjalët e Rutte konfirmohet ajo që kemi thënë gjithmonë. Pesëqind aeroplanë u nisën nga Italia për një luftë që e konsiderojmë të paligjshme kundër Iranit”, shkroi Conte në rrjetet sociale, duke kërkuar që Meloni të raportojë në Parlament për sqarime.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani mbrojti linjën e qeverisë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.
“Për ne marrëdhëniet me SHBA-në janë themelore. Ne jemi aleatë, por jo të nënshtruar ndaj vendimeve të askujt”, deklaroi Tajani gjatë një aktiviteti në Foggia.
Në të njëjtën kohë, ministri italian konfirmoi se Italia është e gatshme të kontribuojë në çdo mision ndërkombëtar për sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit, duke pritur megjithatë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Deklaratat e Rutte vijnë në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa përpjekjet diplomatike për të stabilizuar situatën vazhdojnë paralelisht me diskutimet mbi sigurinë e transportit detar në Gjirin Persik dhe rolin e aleatëve evropianë në operacionet amerikane.
Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump e akuzoi kryeministren italiane Giorgia Meloni, për mungesë bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në çështjen e Iranit dhe për përpjekje për të përfituar politikisht nga afrimi me Uashingtonin.
“Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, më kërkoi vazhdimisht të bënim një foto së bashku gjatë takimit të G7. Ajo po ecën keq në Itali për sa i përket popullaritetit të saj, ndoshta sepse refuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend që e do dhe e mbron vërtet Italinë, kur erdhi puna për të penguar Iranin të sigurojë ose të zhvillojë një armë bërthamore.”, shkruan Trump.
Presidenti amerikan e akuzon më tej qeverinë italiane se nuk lejoi përdorimin e pistave dhe korridoreve të uljes në Itali, duke krijuar sipas tij pengesa logjistike për operacionet amerikane.
“Ajo madje nuk na lejoi të përdornim pistat ose korridoret e uljes në Itali, duke krijuar një pengesë të madhe logjistike, dhe kjo pavarësisht faktit se SHBA-ja kontribuon me qindra miliarda dollarë në vit për të mbrojtur Italinë dhe aleatë të tjerë të NATO-s”, vijoi Trump.
Në fund të postimit, ai pretendon se pas veprimeve ushtarake amerikane kundër Iranit, Meloni po përpiqet të rifitojë afërsinë me Uashingtonin për arsye politike.
“Tani, pasi Shtetet e Bashkuara e mposhtën ushtarakisht Iranin, ajo dëshiron të jetë sërish mike me ne për të rritur shifrat e saj në sondazhe. Jo, faleminderit!”, përfundon Trump.
Mor BOLE PRESIDNET I USA,sulmove nje shtet sovran pa u PROVOKU. ASNJE ANTAR I NATO-s NUK U SULMU!! Neni 5 i aleances zbatohet detyrimisht nga te gjithe antaret kur NJE NGA ATO SULMOHET. USA nuk u sulmu nga Irani,bile ato ishin ne BISEDIME per uraniumin e pasuruar. Dole nga marreveshja e PRESIDENTIT EKSELENT BARAK OBAMA,pikerisht per te patur “Alibi”(qe prape asht e pa ligjeshme)per te sulmu nje VEND SOVRAN. EPIC FAYLURE asht ajo qe e MERITOVE.