TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Maj 2026, 14:44

I ftoi të gjithë për datëlindje, Iliri Vrenozi: I dua shumë femrat, por nuk erdhën

Shkruar nga Pamfleti
I ftoi të gjithë për datëlindje, Iliri Vrenozi: I dua
I ftoi të gjithë për datëlindje, Iliri Vrenozi: I dua shumë femrat, por nuk erdhën

Ish-banori i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi, ka festuar një ditë më parë 55-vjetorin e lindjes me një festë që, sipas tij, ka zgjatur disa orë dhe ka mbledhur vetëm një pjesë të ish-banorëve.

Në një lidhje direkte me emisionin “Live From Tirana”, ai ka treguar atmosferën e festës dhe raportet me ish-konkurrentët e reality show-t.

“Jam njeri që i dua femrat. Edhe aty në Big Brother u pa që kam marrëdhënie shumë të mirë që nga Brikena, Selin e me radhë. Po çuditërisht nuk ishte asnjë femër dje”, u shpreh Vrenozi, duke shtuar se kishte ftuar të gjithë ish-banorët e sezonit.

Ai tha se nga 39 ish-banorë, 38 kanë kthyer përgjigje, ndërsa njëri prej tyre nuk ka reaguar fare ndaj ftesës.

“Është një pordhë e madhe, Kristi Lamaj. As nuk tentoi të kthente përgjigje. E kam parë që i ka hyrë vetja në qejf”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka marrë as urim për ditëlindje.

Duke folur për pjesëmarrjen në festë, Vrenozi theksoi se vetëm një pjesë e vogël e ish-banorëve ishin të pranishëm, por sipas tij kjo nuk e ka zbehur atmosferën.

“Më mirë këta që erdhën me shpirt dhe me zemër se sa të vinte ndonjëri dhe të shikonte hënën. Bëmë një atmosferë 5 orë të paparë”, tha ai.

 

ilir vrenozi datelindje

Lini një Përgjigje