Pas një jave të ngarkuar me përplasje, debate të forta dhe një eliminimi që ndryshoi dinamikat brenda lojës, Ferma VIP rikthehet me një tjetër spektakël që pritet të sjellë zhvillime vendimtare për banorët.
Në promon zyrtare të publikuar nga produksioni, paralajmërohen tensione të reja brenda fermës, sidomos pas largimit të Adion Pukës, një moment që sipas formatit ka ndikuar ndjeshëm në ekuilibrat e lojës.
Në fokus të episodit të radhës mbetet edhe Fabjola Elezaj, e cila pritet të përballet me pasoja disiplinore pas një incidenti verbal të ndodhur më herët gjatë javës.
Sipas paralajmërimeve të publikuara, masa e marrë ndaj saj mund të ndikojë drejtpërdrejt në vijimësinë e saj në garë.
Ndërkohë, fati i Olës është lënë në dorë të publikut, përmes televotimit, duke e kthyer vendimin e audiencës në faktor kyç për ecurinë e lojës dhe marrëdhënieve mes fermerëve.
Episodi i radhës pritet të transmetohet sot në orën 21:00 në Vizion Plus, si dhe në transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube, ku do të zbulohen edhe pasojat përfundimtare të ngjarjeve të fundit.
Sot është dita ndërkombëtare e gomarit. Është e pafalshme që në fermën vip kjo ditë e shënuar të kalojë në heshtje! Turp e faqja e zezë!