TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Maj 2024, 11:39

Premton të hyjë ‘live’ nga Korea e Veriut, ndjekësit të shqetësuar për ‘youtuber’-in e famshëm

Shkruar nga Pamfleti

Premton të hyjë ‘live’ nga Korea e Veriut, ndjekësit

‘Youtuber’-i i famshëm amerikan IShowSpeed, i cili aktualisht është në një “tur” në Azi, ka njoftuar se do të vizitojë edhe Korenë e Veriut.

Teksa ishte duke ecur në rrugët e Koresë së Jugut, ai njoftoi miliona ndjekësit e tij se jo vetëm që ka prerë biletën për në shtetin diktatorial, por do të realizojë edhe një “livestream” prej andej, ditën e sotme, në datën 14.

Shumë e kanë vënë në dyshim, duke marrë parasysh se sa e vështirë është të hysh në Korenë e Veriut. Por të shumtë kanë qenë edhe ata që janë shqetësuar, duke menduar se mund të hyjë në telashe në një vend strikt si Koreja e Veriut, duke patur parasysh karakterin e tij provokativ dhe humoristik.

Streameri, emri i të cilit është Darren Jason Watkins Jr., gjithashtu ka thënë se do vizitojë Filipinet një ditë më pas.

ishowspeed korea e veriut

Lini një Përgjigje