
Kur na ndajnë më pak se dy javë nga finalja e Big Brother VIP, banorët kanë intensifikuar debate dhe sulmet ndaj njëri tjetrit. Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përplasur me njëri tjetrin. Aktorja po fliste me Gracianon, duke i thënë se “i ka sosur durimi me disa banorë”.
Më pas ka ndërhyrë Romeo, që mesa duket e ka kuptuar që Egla e ka pasur me atë. Aktori e ka quajtur Eglën “bukëshkalë” dhe njeri që nuk respekton.
“Je njeri që nuk ke respekt, shan edhe në gjumë”, i tha Romeo, Eglës.
Egla: Më ka sosur durimi nga të gjithë këta që mezi presin të kapin ndonjë copë, nga një ngastër. Kjo që ndjej në ajër ma shpif. Tani rri rehat se nuk do e marrësh atë që do të marrësh
Graciano: Kujt po ia thua? Njerëzve këtu, po i drejtohesh banorëve?
Egla: Kambanat bien për kë ka veshë Graciano. Nëse ty nuk të bie në vesh, nuk është për ty
Romeo: Është me spond ore kalë
Egla: Ai që e ka mizën brenda e di..e ndjen
Romeo: Shfrytëzuesja e situatave, njeriun që nuk e zë gjumi natën pa ofenduar, njeriu që flet në gjumë në ofendime, njeriu që nuk respekton tjetrin kur lexon letrën, por të shan në vesh. Kokrra e falcos.
Egla: Djali më mirënjohës që kam njohur…
Romeo: Ti je mosmirënjohësja, ti je bukëshkalë. Vetëm ti nuk mund të flasësh për mirënjohje. Ti je bukëshkalë.
Egla: As të kuptoj dhe as dua të të kuptoj. Nuk bie unë në nivel bukëshkalë. Ke gje për të thënë, thuaje
Romeo: Je njeri që nuk ke respekt, shan edhe në gjumë
Egla: Ky është mendimi yt, faleminderit.
Romeo: Mos më thuaj mua ‘kambanat bien për ata që kanë veshë’
Egla: As e kisha me ty fare
Romeo: Njeri fallco. Ik se na ke hapur barkun
Lini një Përgjigje