TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Tetor 2023, 20:16

“Nuk e kam tradhtuar kurrë Ikardin”, Uanda Nara: Do rimartohesha 100 herë me sulmuesin argjentinas

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e kam tradhtuar kurrë Ikardin”, Uanda Nara: Do

Uanda Nara kthehet në Itali dhe pushton kopertinat e revistave rozë. Revista e përjavshme “OGGI” flet për të në faqen e parë, së bashku me Majli Karluçi, prezantuesen e “Dancing with the Stars” që e donte shumë argjentinasen në programin e saj.

Ndërsa përgatitet të debutojë si një balerinë apo kërcimtare, showgirl-i argjentinas flet për martesën e saj me Mauro Ikardin.“Do të rimartohesha me të njëmijë herë”, – ka rrëfyer ajo në intervistën që do të publikohet në të përjavshmen italiane. Dhe shton se nuk e ka tradhtuar kurrë.

Nga “previews” që vijnë nga faqja e “TODAY” në Instagram, lexojmë disa deklarata për sëmundjen e saj, leuçeminë:

Unë nuk i kisha ende rezultatet e analizave, por ato përfunduan të publikuara nga mediat. Për rrjedhojë, edhe fëmijët e mi nuk dinin asgjë. Djali i shkroi motrës sime, duke e pyetur nëse do të vdisja dhe unë nuk po doja t’ua thoja”.

Atyre që thonë se po spekulon me sëmundjen, ajo iu përgjigjet kështu: “Ka njerëz të këqij, nuk mund të bëj asgjë për këtë. Unë po i mësoj pesë fëmijët e mi të jenë të fortë, dua që ata të rriten me armaturën që kam bërë për veten time.

Nuk kam luajtur kurrë me sëmundjen, sidomos sepse jam nënë dhe e di që gënjeshtrat kthehen në bumerang. Problemi është se nuk më shohin në shtrat, të “gozhduar në spital, duke vdekur, pa flokë, ndaj mendojnë se jam mirë. Por çfarë dinë ato për ilaçet që marr apo frikën time?

A rrezikoj në vallëzim? Është Doktor Pavlovski që shikon ditën time nga Buenos Aires dhe më thotë se çfarë mund dhe nuk mund të bëj. Përpjekjet, tensioni, gara, stërvitja…, mund t’i duroj.

Jam e sigurt se do t’iu dërgoj një mesazh normalitetit fëmijëve të mi. Ata shohin që unë buzëqesh, që nuk jam shtrirë në shtëpi, se mund të kërcej ose të bëj një piruetë. Shpresoj që ta kuptojnë se nëna e tyre është e pathyeshme”.

uanda nara modelja argjentinase mauro ikardi

Lini një Përgjigje