TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Tetor 2023, 12:36

‘Luftë’ mes dietologeve, Diola Dosti dhe Anila Kalleshi ‘sherr virtual’ me njëra-tjetrën

Shkruar nga Pamfleti

‘Luftë’ mes dietologeve, Diola Dosti dhe Anila Kalleshi

Diola Dosti dhe Anila Kalleshi duket se kanë nisur një ‘luftë virtuale’ që nuk dihet se si do të përfundojë. Zakonisht jemi mësuar të shohim apo dëgjojmë ‘diss’ nga këngëtaret apo reperet, por mesa duket konkurrenca ekziston edhe tek dietologet dhe nutricionistet.

Edhe më herët jemi hasur me raste të tilla, siç ishte sherri mes Aulona Mustës dhe Dorina Memës, ku kjo e fundit nuk kishte fare besim në aftësitë e moderatores dhe e quante një ‘kërpudhë pas shiu’.

Ka qenë një deklaratë e Diolës që bëri Anilën të shkruante: “Obobo ç’më dëgjuan veshët e ç’më panë sytë! Një “nutricioniste” po sugjeronte për të sëmurët kardiakë, por edhe atyre që duan të parandalojnë sëmundjet kardiake, te konsumonin dhjamin e mishit!

Thjesht për t’u bërë virale besoj, siç e bën gjithmonë se nuk ka aspak sens e bazë shkencore!”

Por edhe Diola ka kthyer përgjigje: “Si quhen këto dietologet me 7 grada shkencore që dobësojnë gjithë dynjanë por vetë kanë nevoje të shkojnë tek dietologia? Pyes për një fansen time!”.

Nuk dimë nëse do ketë replika të tjera, apo sherri do përfundojë me kaq.

 

sherr virtual diola dosti anila kalleshi

Lini një Përgjigje