TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Tetor 2023, 09:40

Cindy Marina, Miss-i shqiptar që po bën ‘namin’ në mediat italiane

Shkruar nga Pamfleti

Cindy Marina, Miss-i shqiptar që po bën ‘namin’ në

Media italiane ‘Gazzeta.it’ i ka kushtuar një artikull modeles shqiptare Cindy Marina, e cila raporton ndeshjet e serisë në televizionin Oversport Tv.

Me një të kaluar si volejbolliste dhe pas pjesëmarrjes së saj në ‘Miss Universe’, Cindy sot merr edhe duartrokitjet e publikut Italian. Media italiane shkruan se Cindy ka një marrëdhënie të veçantë me Italinë, vendin ku kalonte çdo verë pranë familjarëve të saj.

Asaj i pëlqen ushqimi italian, arkitektura dhe historia e fshehur në çdo qoshe të qyteteve.

“Kam luajtur volejboll për 12 vjet. U diplomova gjatë pandemisë kur edhe sporti u ndal plotësisht. Në atë kohë më ofruan punën që bëj tani: reporter i Serisë A italiane në një kanal sportiv shqiptar. Nuk do të kisha mundur kurrë të jepja 100% edhe si gazetare edhe si sportiste. Kështu që vendosa të hap një kapitull të ri në jetën time. Ishte jashtëzakonisht e vështirë sepse të qenit sportist ishte identiteti im”, është shprehur Cindy gjatë intervistës.

Cindy Marina, Miss-i shqiptar që po bën ‘namin’ në Cindy Marina, Miss-i shqiptar që po bën ‘namin’ në Cindy Marina, Miss-i shqiptar që po bën ‘namin’ në Cindy Marina, Miss-i shqiptar që po bën ‘namin’ në

cindy marina media italiane

Lini një Përgjigje