TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Tetor 2023, 11:26

Mozzik në krah të Dafinës: S’e dëgjova të flasë keq për njeri

Shkruar nga Pamfleti

Mozzik në krah të Dafinës: S’e dëgjova të

Pavarësisht përplasjeve të shumta, kunjave apo unfollow-ve në Instagram, për reperin Mozzik, Dafina Zeqiri është artistja më e mirë me të cilën ka bashkëpunuar ndonjëherë.

Megjithëse u mendua gjatë nëse duhet ta shkruante apo jo, ai vendosi t’i tregojë publikut mendimin e tij, duke i vendosur Dafit “kurorën” si më e mira.

“Asnjiher s’e niva t’u fol keq për dikon”- shprehet ndër të tjera reperi dhe me këtë deklaratë i trazoi ca ujëra.

Me “ujërat” nënkuptojmë Ledrin, Sarën apo Melinda Ademin.

Pikërisht kjo e fundit e thumboi për faktin që Dafina nuk i duket “feministe”, ndërsa me Sarën e Ledrin është histori më e gjatë.

Prishja e marrëdhënieve të Dafit me Sarën dhe Ledrin vërtetoi edhe njëherë se me ish-in s’mund të jesh kurrë shok. Dhe e gjitha nisi nga një varg i njëjtë në këngën e re të Dafinës, të cilën e kishte bërë Elgit Doda, i cili kishte bërë njësoj vargun edhe tek kënga e Ledrit.

Mozzik në krah të Dafinës: S’e dëgjova të

mozzik dafina mbeshtetje

Lini një Përgjigje