TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Tetor 2023, 10:55

Jada Pinkett Smith çudit me deklaratën e saj: Unë dhe Will jetojmë të ndarë që në 2016-n

Shkruar nga Pamfleti

Jada Pinkett Smith çudit me deklaratën e saj: Unë dhe Will

Janë përfolur shumë për një martesë të hapur (ku të dy mund të kenë partnerë të tjerë) por Jada Pinkett Smith ka zbuluar se ajo dhe Will Smith janë ndarë prej 7 vitesh.

Çifti është martuar në vitin 1997 dhe janë prindër të tre fëmijëve.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People”, Jada ka folur hapur rreth marrëdhënies së saj dhe ka zbuluar gjithashtu se ajo dhe Will jetonin të ndarë në kohën kur aktori goditi me grusht Chris Rock në ceremoninë e Oscars, në vitin 2022.

“Në akoma jemi duke u përpjekur që ta shpëtojmë martesën tonë. Jemi duke punuar fort të dy bashkë. Kemi shumë dashuri për njëri tjetrin, thjesht duhet ta punojmë fort që ta kuptojmë këtë”.

Aktorja ka deklaruar se prej vitit 2016, ajo dhe Will jetojnë totalishit të ndarë dhe secili ka jetën e vet.

jada pinkett smith ndarje will smith

Lini një Përgjigje