TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Tetor 2023, 10:40

‘E pati fajin shalqiri’, Saimir Korreshi i vendosur të vazhdojë garën me dorë të thyer

Shkruar nga Pamfleti

‘E pati fajin shalqiri’, Saimir Korreshi i vendosur të

Deputeti Saimir Korreshi, nuk e nisi mirë aventurën e tij në “DWTS” pasi theu krahun që javën e dytë.

Pas këtij incidenti, u përfol gjatë nëse do e vazhdonte garën apo jo.

Së fundmi, i ftuar në Top Albania Radio vetë protagonisti ka zbuluar se si ka ndodhur i gjithë incidenti: “Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty, bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim.”

Në lidhje me vijimësinë e garës deputeti shtoi:

Dëmtimi është goxha serioz, është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin.

saimir korreshi dora e thyer

Lini një Përgjigje