
Sara Hoxha, së fundmi është përfshirë shumë në showbizin shqiptar edhe pse u bë e njohur si gruaja e Ledrit.
Tashmë, pasi ka luajtur për herë të parë në një film, ajo u përfol shumë për kalimin në tapetin e kuq të premierës, si për mungesën e partnerit ashtu edhe për look-un e saj.
Por një mesazh nga një ndjekëse e ka habitur Sarën, e cila e ka shpërndarë edhe në rrjetin social "Instagram".
“A kishe vënë prapanicë plastike? M’u dukën dy shenja si të rrumbullakëta. Vetëm doja të të pyes ku i ke ble, kam nevojë edhe unë”, i shkruan ndjekësja.
Sara i përgjigjet: “D.m.th. vlerësoj shumë këtë sinqeritet (edhe pse me account fals), por çfarë po thua mi motër”.
Ndërsa ndërhyrjen në fytyrë, ajo e pranoi pa hezitimin më të vogël, mbase edhe për të kamufluar mungesën e buzëqeshjes në premierën e filmit.

Lini një Përgjigje