TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Mars 2024, 12:39

Ish-vjehrri hedh poshtë pretendimet e Princ Lekës: Jam 70 e kusur vjeç, nuk kam fuqi ta shkelmoj

Shkruar nga Pamfleti

Ish-vjehrri hedh poshtë pretendimet e Princ Lekës: Jam 70 e kusur

Princ Leka dhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia, kanë denoncuar njërit-tjetrin për dhunë. Ditën e djeshme Princi ka vizituar shtëpinë e tij ku jeton Elia me vajzën e tij, për ta takuar këtë të fundit.

Princ Leka është përballur me babain e Elias, ku në dëshminë e tij shprehet se ka qenë ish-vjehrri i tij Gjergj Zaharia që e ka goditur me shkelma dhe e ka gjuajtur me një statujë.

Ndërsa nga ana e Gjergj Zaharisë, ai shprehet në dëshminë e tij para policëve, se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin i cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.

 

deshmia gjergj zharia

Lini një Përgjigje