TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 11:49

Zbardhet dëshmia e Princ Lekës: Ish vjehrri më grisi xhupin e më goditi me statujë druri

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dëshmia e Princ Lekës: Ish vjehrri më grisi xhupin e

Është zbardhur dëshmia e Princ Lekës në komisariatin nr 6 ku dhe është bërë denoncim, pasi u dhunua fizikisht nga ish bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj.

Në dëshminë e tij në polici, Princ Leka thotë se ka shkuar në banesë për të takuar vajzën e tij 3 vjeç, Geraldinën e cila ka qenë nën kujdesin e gjyshit të saj Gjergj Zaharia.

Ai shton më tej se ish vjehrri i tij fillimisht ka nisur me ofendime, ndërsa i ka kërkuar të largohet nga dhoma ku po qëndornte me të bijën.

Sipas princit, ish vjehrri i tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe i ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statuj druri) ku e ka qëlluar.

"Rreth orës 15:20 kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca e familjes mbretërore, për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeç, pasi me ish-bashkëshorten Elia Zogu, jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas i kam kërkuar administratorit që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten.

Unë jam ngjitur me administratorin edhe kam gjetur vajzën time të vogël e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë e kërcënojë sidomos në prani të vajzës dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këtë moment situata ka agravuar, Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statuj druri) me të cilin më ka goditur", ka dëshmuar princ Leka.

 

deshmi princ leka ish vjehrri statuje druri xhup

Lini një Përgjigje