TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2024, 07:28

“Berisha po përdor Bardhin dhe Gjekmarkajn”, gazetari Iljazaj: Kanë marrëveshje politike

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha po përdor Bardhin dhe Gjekmarkajn”, gazetari Iljazaj:

Gazetari Ervis Iljazaj tha se Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj nuk janë zgjedhur me vota si nënkryetarë të “Rithemelimit”, por janë zgjedhur nga Sali Berisha.
Sipas tij kjo është një marrëveshje politike e të dyja palëve pasi edhe Bardhi edhe Gjekmarkaj mund të përfitojnë më tepër vota në krahun e Berishës.

“Unë besoj se nëse do të hidhej në votim është e vështirë që zoti Gjekmarkaj dhe zoti Bardhi të zgjidheshin nënkryetar të Rithemelimit. Jam i sigurt që nuk do të zgjidheshin.

Unë këtë e shikoj si marrëveshje politike. Zoti Berisha ka përdorur protagonizmin publik të këtyre dy deputetëve për betejën e tij politike dhe këta deputetë po përdorin popullaritetin e zotit Berisha dhe votat e zotit Berisha për karrierën e tyre politike.

Në këtë kuptim është një marrëveshje për të mirën e dy palëve. Është e qartë që aty vota ka vetëm Sali Berisha, asnjë tjetër. Humbën dy vite kot të asaj partie, nuk e kuptoj kauzën pse u ndan dhe u bashkuan prap. Arsyeja e vetme është se andej është shumica, nuk ka bashkim mbi vlera. Aty ku është shumica ka më shumë mundësi për karrierë politike”, tha Iljazaj në Euronews Albania.

sali berisha gazment bardhi agron gjekmarkaj

Lini një Përgjigje