
Një debat i fortë është zhvilluar mes zëdhënësit të fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhulit dhe analistin Arben Meçe.
Meçe i drejtohet duke e cilësuar si antishqiptar dhe mbron Belerin, ndërsa Dhuli i kthehet duke i thënë se "ti je llumi i shoqërisë".
GJKKO shpalli fajtor për blerje votash Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe e dënoi me dy vite burg.
Debati mes tyre:
Meçe: Të arrij të dëgjoj në një emision një ati-shqiptar që të më flasë dhe unë të rri indiferent, jo jam edukuar ndryshe...
Dhuli: Me kë flet ti, me kë flet? Dëgjo këtu... Kujt i thua anti-shqiptar.
Meçe: Ke dalë në mbështetje të personit që ka folur për helenizimin e Shqipërisë.
Dhuli: Mbylle atë halenë... Ka jetë edhe pasi fiken kamerat. Ti e ca llumëra si puna jote nuk më thonë dot mua anti shqiptar. Ti je aq këllirë.
Meçe: Ua kemi gjetur vendin juve... s’je burrë
Lini një Përgjigje