
GJKKO ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Analisti Artur Zheji tha se Mitsotakis e përdori Belerin për qëllime elektorale. Ai thekson se dy kryeministrat, në Tiranë dhe Athinë fituan zgjedhjet mbi kurrizin e Belerit.
“Doja të thoja se dënimi si ky, do të kishte më shumë në Shqipëri që të demoralizohet vjedhja e votës. Beleri nuk është viktimë por është faktorizuar nga ndërhyrja e përsëritur së republikës helene, e cila ka përzemër kauzën e Belerit. E përdori Mitsotakis për arsye elektorale sepse pala tjetër sulmon Ramën për këtë se e bullizoi. Por fakt është që të dy kryeministrat në Tiranë dhe Athinë, edhe mbi kurrizin e Belerit fituan zgjedhjet. Beleri u përdor po aq fort nga Mitsotakis si një kauzë e vjetër që pillka vota edhe sot në Greqi për fushatën e dyfishtë politike dhe lokale. Fitoi vjet me kartën e Belerit. Edhe drejtësia shqiptare bëhet më serioze, kur optika ndërkombëtare është mbi këtë kauzë, përgjegjshmëria e sistemit të drejtësisë do të jetë më e lartë”, tha Zheji për “Abc News”.
Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata pezulloi dënimin me burg dhe vendosi 3 vite shërbim prove.
Lini një Përgjigje