TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2024, 13:42

“Berisha e ka lidhur fatin e vet me Fredi Belerin”, Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Si Mitsotakis po bllokon Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha e ka lidhur fatin e vet me Fredi Belerin”, Artan Hoxha
Artan Hoxha dhe Fredi Beleri

Gazetari Artan Hoxha ka sjellë në vëmendje sërish masakrën e Peshkëpisë, tre dekada më parë në kufirin shqiptaro-grek. Hoxha shkruan se për këtë ngjarje askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për të zbuluar dhe vënë para drejtësisë autorët.

Hoxha shkruan se Sali Berisha, në atë kohë president nuk është bërë njësh me familjaret e “Dëshmorëve të Atdheut”, dekretet e te cilëve mbajnë poshtë firmën e tij, por e ka lidhur fatin e vet me Fredi Belerin dhe me të birin e Konstandinos Mitcotaqis, Qirjakon.

Berisha është bërë njësh jo me familjaret e “Dëshmorëve të Atdheut”, dekretet e te cilëve mbajnë poshtë firmën e tij.

Sot, Berisha e ka lidhur fatin e vet me Fredi Belerin dhe me të birin e Konstandinos Mitcotaqis, Qirjakon”, shkruan Hoxha.

Postimi i Artan Hoxhës:

Republika e Shqipërisë

Presidenti i Republikes

I jep

Ushtar Arsen Llazar Gjini

Urdhrin “Për mbrojtjen e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”.

Me motivacionin:

“Rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e jetës së shokëve”…

Tirane 10.04.1994

Dekreti nr.809.

Presidenti

Sali Berisha

Ky është dekreti i presidentit te Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, që shpall “Dëshmor të atdheut”, ushtarin e ekzekutuar në vendrojë duke ruajtur atdheun, Arsen Gjini.

Akt me heroik se kaq nuk e di çfarë mund të ketë.

Një i ri qe nuk i ka mbushur ende 18 vjeç, sakrifikohet “në ruajtje të kufirit amtar dhe te jetës se shokëve të vete”…

Ky dekret u firmos nga Sali Berisha, disa orë pasi  gjaku i “Dëshmorit te atdheut” Arsen Gjini, i derdhur në orët e para te 10 prillit nga një komando armike e ardhur nga kufiri grek, pjese e se cilës akuzohet se ishte dhe Fredi Bejleri, ende nuk ishte tharë…

Pas një muaji mbushen plote 30 vite nga ajo ngjarje, që njihet si “Masakra e Peshkepise”.

Sulmi i 10 prillit 1994, erdhi nga territori i shtetit grek që në atë kohe qeverisej nga Konstandinos Mitcotaqis, babai i kryeministrit të sotëm grek Qirjakos Mitcotaqis.

Një repart trajnimi në kufirin me Greqinë, i përbërë nga 130 rekrutë të rinj, të cilët nuk kishin as dy muaj në shërbim, u mbajt peng për ore të tëra pas sulmit të papritur të kryer nga një komando terroriste e MAVI, Frontit për Çlirimin e Vorio-Epirit.

Terroristet vranë komandantin e repartit Fatmir Shehu(Dëshmor i Atdheut) dhe ushtarin në vendroje Arsen Gjini, të cilin e kishin çuar në shërbim me një kallashnikov pa fishekë.

Kane kaluar 3 dekada nga ngjarja, e cila përben cenimin më të rende të territorit te Republikes se Shqipërisë për më shumë se 80-të vite, që nga “provokacionet e gushtit 1949”, kur ushtria greke sulmoi territorin shqiptar në disa fronte të jug-lindjes.

Ende dhe sot, pas 30 vitesh, Republika e Shqipërisë nuk i ka dhënë përgjigje familjeve të Dëshmorëve të Atdheut dhe gjithë shqiptarëve, se “kush i vrau dëshmoret tanë”?!

Kush e sulmoi repartin ushtarak të Peshkëpisë dhe rrëmbeu prej aty një arsenal të tërë ushtarak, i cili u gjet një vit me vone, i groposur ne oborrin e banesës se një mjeku nga Himara në kryeqytetin grek Athinë?!

Për fat te keq, pas tre dekadash, askush në këtë vend, president apo ish-president, kryeministër apo ish-kryeministër, deputete, politikane, opinionistë apo analiste, nuk flet për vrasësit e Dëshmorëve të Atdheut.

Çuditërisht pas 30 vitesh, flitet vetëm “për shkeljen e te drejtave te njeriut” të personave pjesëtare të komandos terroriste, që kreu “Masakrën e Peshkëpisë”.

Askush prej tyre nuk e di çfarë ka ndodhur me të venë e komandantit Fatmir Shehu, apo çfarë bëhet me fëmijët e tij të rritur pa baba?

Askujt nuk i bëhet vonë ku ndodhet familja e Arsen Gjinit dhe çfarë ka ndodhur me ta?

Por ama sot e dimë, se ish-presidenti Sali Berisha, të cilit ju sulmua vendi dhe ju përgjak ushtria qe drejtonte si komandant i përgjithshëm atë nate të 10 prillit 1994, është bërë njësh jo me familjaret e “Dëshmorëve të Atdheut”, dekretet e te cilëve mbajnë poshtë firmën e tij.

Sot, Berisha e ka lidhur fatin e vet me Fredi Belerin dhe me të birin e Konstandinos Mitcotaqis, Qirjakon, i cili në pamundësi për ta sulmuar Shqipërinë me ushtri, po e sulmon dhe po e bllokon politikisht dhe diplomatikisht ne çdo institucion të kontinentit.

E vetmja gjë qe me vjen ndërmend në këtë situate, janë vargjet e te madhit Ali Asllani:

“…koha është e maskarenjve,

Por Atdheu është i Shqiptarëve”…

Lini një Përgjigje