TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2024, 12:55

Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, flet Alketa Hysa: Jetojmë me frikë, ai dhe njerëzit e tij janë monstra

Shkruar nga Pamfleti

Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, flet Alketa Hysa: Jetojmë

Ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, Alketa Hysa, e cila mbeti e plagosur në atë që njihet si masakra e Paskuqanit (ku u vranë 3 gra dhe 3 të tjera u plagosën), deklaroi në emisionin Zemër të Hapur në News 24 se jeton me frikë.

Ajo tha se ka ikur në një shtet të huaj, duke shtuar se nga një person si Dan Hutra duhet gjithmonë të kesh frikë, pasi është i paparashikueshëm. Alketa Hysa theksoi se Dan Hutra dhe njerëzit e tij janë monstra.

“Njerëzit e Dan Hutrës janë monstra të gjithë. Vajza nuk mban kontakte fare me njerëzit e Dan Hutrës. Nuk dua që të interesohen fare as për djalin e as për vajzën. Ata janë persona monstruozë, kështu që nuk ka si të kenë raporte.

Vajzën nuk e kemi regjistruar në çerdhe, sepse na mungon kujdestaria. Djali është ende i vogël për të shkuar në çerdhe, të rritet edhe pak. Jetoj me frikë dhe këtu ku jetoj, sepse nga Dun Hutra çfarë nuk pret. Ai është më shumë se monstër”, deklaroi Alketa Hysa.

 

Si ndodhi masakra

Dan Hutra, një ish-i dënuar për vrasjen e gruas në 2007, kreu dy vrasjet e para në orën 12:30 të mesditës së 1 marsit 2022 në Kodër Kamëz. Një person me precedentë të shumtë penalë, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Por mesa duket ai nuk kishte reflektuar pas krimeve të rënda që kishte kryer, duke shkaktuar një masakër.

Ai vrau në oborrin e banesës së ish-bashkëjetueses së tij motrën e saj Mevlute Hysa, 30 vjeç. Si dhe la të vdekur të fejuarën e vëllait të ish-partneres së tij, Hasime Dafku, po 30 vjeç. Gjithashtu të plagosur mbetën Kujtime Hysën, nëna ish-bashkëshortes së tij si edhe Alketa Hysa.

Jo shumë larg vendit të kësaj ngjarje, disa orë më vonë një tjetër vrasje tronditi opinionin publik.

Edhe në këtë rast viktimë u bë një grua. Ajo rezultoi të jetë Etleva Kurti, e cila u qëllua brenda oborrit të banesës së prindërve në Kamëz. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i cili po vuan dënimin për vrasjen e biznesmenit Agim Buci dhe plagosjen e gruas së tij, gjatë një tentative për grabitjen e një marketi.

Dan Hutra ishte një person me rekorde të pafundme kriminale në familje dhe në vitin 2007 rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës.

Siç u raportua, ai goditi 2 herë me thikë në zemër bashkëshorten Dafina Havalja, në atë kohë vetëm 25 vjeçe. Por ky duket se nuk ishte veprimi i parë i dhunshëm që Dan Hutra kishte kryer brenda familjes. Pasi ai thuhet se para se të martohej me Dafina Havaljan, ai ishte dënuar për heqjen e lirisë së nënës dhe kunatës së tij dhe tentativën për përdhunimin e tyre, krime për të cilat thuhet se kreu vetëm 3 vite heqje lirie.

Ndërsa u kthye sërish në qeli në vitin 2007 si vrasës i bashkëshortes së tij të parë, krim të cilin e pranoi edhe para gjykatës. Ai tha se ishte ai vrasësi i gruas së tij, Dafinës, për të cilën deklaroi se e kishte goditur me thikë pasi ishin grindur dhe se gjithçka e kishte bërë pa vetëdije.

dan hutra 3 gra vrasje alketa hysa

Lini një Përgjigje