TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2024, 16:43

Bien rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Shkruar nga Pamfleti

Bien rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram jashtë funksionit

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri dhe kudo në botë po raportojnë se kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të ‘Facebook’ dhe Instagram.

Problemi i raportuar është fakti që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë nxjerrë nga llogaritë e tyre përkatëse dhe nuk mund të logohen më. 

Gjithashtu edhe Messenger nuk funksionon pasi kur përdoruesit përpiqen të dërgojnë një mesazh te kontaktet e tyre, ata marrin një njoftim se mesazhi nuk mund të dërgohej.

Brenda gjysmë ore numri i raportimeve kishte kaluar 90,000 për Facebook dhe 15,000 për Instagram.

Kompania 'Meta' nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë problem që po hasin përdoruesit e aplikacioneve si ‘Facebook’ e ‘Instagram’.

 

Lini një Përgjigje