
Sot mbahet seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci”.
Seanca e kaluar u shty për shkak të mosprezencës së gjyqtares kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.
Ndërkohë në seancën e sotme pritet të dëshmojë edhe Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit në Gërdec.
Minxolli është thirrur dëshmitar, por duke qenë bashkë i pandehur ka të drejtë të mos dëshmojë.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur para pak minutash në ambienet e SPAK.
Nga tragjedia e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Mediu ka deklaruar në daljet e tij publike se nuk ka shkelur detyrën dhe ka respektuar të gjitha procedurat gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.
Lini një Përgjigje