TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Mars 2024, 11:31

Princ Leka sulmohet nga Elia Zaharia dhe ish-vjehrri i tij, denoncon në polici

Shkruar nga Pamfleti

Princ Leka sulmohet nga Elia Zaharia dhe ish-vjehrri i tij, denoncon në

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish- bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike ndaj tij.

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzës së tij 3-vjeçare.

Menjëherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Gjithashtu Princi është paraqitur edhe në ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marrë një vendim në lidhje me këte çështje

Princ Leka dhe partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, fundin e vitit te kaluar, ndërsa zyrtarisht princi e konfirmoi divorcin më 15 janar. Pas ndarjes nga aktorja, Princ Leka ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

 

princ leka denoncim

Lini një Përgjigje