TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Mars 2024, 11:16

Kur ishte jashtë e lavdëronte, Jetmiri zhgënjehet keq nga Romeo?

Shkruar nga Pamfleti

Kur ishte jashtë e lavdëronte, Jetmiri zhgënjehet keq nga Romeo?

Jetmir Salaj është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë së ‘BBV3’ mbrëmjen e së shtunës dhe çuditërisht u zgjodh “nga publiku” menjëherë për të qenë lider, edhe pse nuk e pa njeri këtë “dell” prej drejtuesi.

Me ardhjen e tij kanë nisur dhe debatet brenda shtëpisë, ku një ndër konkurrentët që ai ka pasur përplasje ka qenë dhe Romeo.

Dhe pse gjatë hyrjes së tij Jetmiri pati një përshëndetje të sinqertë me Romeon, duke i dhënë dhe shumë afrimitet, pak çaste më vonë dyshja është përfshirë në debate me njëri-tjetrin të cilat u sqaruan dhe në mbrëmjen e djeshme.

Por siç duket Jetmiri çfarë thotë jashtë nuk e thotë brenda pasi shikoni çfarë statusesh bënte për Romeon përpara se të ishte pjesë e garës:

“Për të qenë vetëm 28 vjeç Romeo Vesjak ke duk shfaqur një karakter të fortë. Nuk është e lehtë të përballesh me këtë lojë me provokime, prapaskena, thashetheme, xhelozi, etj. Të gjithë të paragjykuan për lojën tënde, pritshmëritë ndaj teje janë të larta dhe nxituan të gjithë të vjellin pa të njohur. Ti je gjysma e binjakut të nd dhe s’ka si të mos jesh i ndjeshëm. Ke të drejtë kur i thua Gracianos ‘ushtar’, pasi ai nuk pati qëndrueshmëri karakteriale dhe në momoentin e parë që iu dha urdhëri ai nguli thikën dhe këtë e bëjnë njerëzit pa personalitet. Të njëjtën gjë bëri Albi, Arbri, të njëjtën gjë po bëjnë nga jashtë shumë të tjerë. Por: Kokën lart dhe vazhdo me të drejtën se është në anën tënde.”, përfundon postimi i ndjerë. Mos ndoshta i dukej njeri i mirë jashtë dhe u zhgënjye tani që është brenda shtëpisë dhe po jeton me të?

Kur ishte jashtë e lavdëronte, Jetmiri zhgënjehet keq nga Romeo?

jetmiri zhgenjim romeo

Lini një Përgjigje