
Ditën e djeshme Landi Hysi ndau dy fotografi tepër të ëmbla të familjes së tij, teksa bëri me dije se bashkëshortja e tij është shtatzënë dhe janë në pritje të një fëmije të dytë. Një tjetër postim ka ardhur prej tij më pas, ku ka ndarë lajmin në rrjete sociale se është bërë baba për herëtë dytë, teksa ka shpërndarë një fotografi me të voglën e tij, duke mos e treguar ende portretin e saj.
“Part 4. Lavdi Zotit!”- shkruan Landi përbri fotografisë.
Në foton tjetër ai na tregon edhe emrin e bebushes dhe mësohet se ajo quhet Eloi. Epo, t’i rrojë!

Lini një Përgjigje