TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Maj 2024, 19:37

Zbulohet arsyeja pse mungoi Romeo Veshaj në “Post Big Brother”

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet arsyeja pse mungoi Romeo Veshaj në “Post Big Brother”
Aktori dhe finalisti i “Big Brother VIP 3,” Romeo Veshaj, është komentuar shumë për mos pjesëmarrjen e tij gjatë mbrëmjes në “Post Big Brother”.

Dy ish-banorët e Big Brother, Olta Sheta dhe Toros Shahnaia kanë komentuar mungesën e Romeo Veshajt. Sipas ish banorit, Veshaj mungoi pasi ka vendosur t’i qëndrojë afër mentorit të tij, aktorit Agron Llakaj pas humbjes së bashkëshortes.

“Romeo kishte atë sebepin e Agron Llakës dhe ka ikur direkt për t’i qenë afër xhaxhi Gonit dhe mirë ka bërë dhe mund ta ketë bërë këtë dhe në qoftë se e ka bërë këtë ka lënë atë të mbarojë detyrat e tij për Big Brotherin dhe është larguar të Agroni kjo mund të jetë, këtë besoj unë…” tha Toros Shahnaian.

Ndërkohë që ish-banorja e Big Brother 3, Olta Sheta aludon se ngjarja e dhimbshme e bashkëshortes së Agron Llakës nuk ka lidhje me mospjesëmarrjen e Romeos në “Post Big Brother,” por sipas saj ai është lënduar nga humbja.

“Lëre mbasi mbaroj finalja që ajo ishte e justifikuar që dihej u kuptua se ku do shkonte, por post Big Brother ishte e pajustifikuar. Unë mendoj që Romeo ka pasur një hatërmbetje kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet që nuk ka qenë dje prezent, u shpreh Sheta.

romeo veshaj

Lini një Përgjigje