TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Maj 2024, 14:24

Prezantuesja gëlltit mizën gjatë moderimit, pamjet bëjnë xhiron e botës

Shkruar nga Pamfleti

Prezantuesja gëlltit mizën gjatë moderimit, pamjet

Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan Boston 25, Vanessa Welch është lavdëruar për profesionalizmin e shfaqur gjatë transmetimit direkt.

Gjithçka ndodhi kur prezantuesja po fliste në ekran, në transmetim të drejtpërdrejtë dhe një mizë fillimisht i ndalet në sy dhe më pas i futet në gojë, siç shihet edhe nga pamjet të cilat kanë bërë xhiron në rrjet.

Por as kjo sfidë nuk e ndali që ajo të vazhdojë me moderimin e programit të mëngjesit, pavarësisht se gëlltiti mizën.

Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me prezantuesen amerikane, e cila u “sakrifikua” për të vazhduar programin.

vanessa welch mize

Lini një Përgjigje