TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Maj 2024, 13:49

Çfarë pune bëje në Angli? Përgjigja e Dijonisit ‘shkrin’ së qeshuri banorët

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë pune bëje në Angli? Përgjigja e Dijonisit

Konkurentët në Ferma VIP kanë pasur mundësinë mbrëmjen e djeshme që të komunikojnë me publikun, nëpërmjet pyetje-përgjigjeve. Në numrin e vendosur në dispozicion, ndjekësit e tyre kanë bërë pyetje të ndryshme, ku fermerët janë përgjigjur.

Një pyetje drejtuar Dijonisit ishte se çfarë pune ka bërë fermeri në Angli, pyetje që fermerin e vuri në siklet.

“Jam marrë me bujqësi”, thotë ai.

Përgjigjja e Dijonisit ka shkaktuar të qeshura në fermë.

Kurioziteti i publikut për Dijonisin ishte edhe se ku është më mirë për fermerin, në Angli apo në fermë?

“Në fermë se ka roje”, u përgjigj fermeri.

Emri i Dijonisit ka qenë mjaft i lakuar në rrjetet sociale, ku vetë ai ka pranuar aktivitetet e paligjshme, në të cilat është përfshirë në Angli. Megjithatë ai mbetet një prej personazheve më të pëlqyer dhe popullor të këtij edicioni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

dijonis biba puna angli

Lini një Përgjigje