
Romeo Veshaj do mbahet mend këtë Big Brother se qante shpesh dhe ndiente se po i bënin padrejtësi në çdo minutë që kalonte brenda shtëpisë. Donte të sajonte një lidhje me Heidin, meqë nuk po jepte gjë, dhe kujtonte vëllezërit në dy-mujorin me të ‘dashurën’.
Me të përfunduar Big-u, Romi refuzoi të shkonte në festën e organizuar nga Topi. Të gjithë menduam se e kishte nga lodhja, meqë nuk kishte fjetur shumë dhe kishte shkrirë talentin duke bërë asgjë. Por ja që dyshimet u shtuan kur aktori refuzoi ftesën për të qenë në post-Big Brother.
Njëjtë si i vëllai binjak, edhe Donaldi (nëse do ktheheshim pas në kohë) u ndje i fyer në përfundim të Big Brother Vip 1 kur nuk doli fitues. Madje ai i hoqi të gjithë nga Instagrami dhe më pas erdhi me vonesë në festë, i veshur si Spiderman (sigurisht e çuditshme për një djalë në atë moshë).
Por pse është indinjuar Romeo Veshaj aq shumë me televizionin që i dha mundësi të arta?
Në fund të fundit Topi është investuar shumë tek djemtë që paguhen shumë, por vlejnë pak, aq sa kanë punësuar gjithë familjen:
Romeo punon vetë në Top Channel
Donaldi, vëllai binjak gjithashtu.
Mario Veshaj, vëllai tjetër i Romeos punon në Top Channel, bashkë me të fejuarën e tij, Kristiana Mere, e cila është autore e Big Brother. Bora Zemani, gjithashtu kunatë me Romeon, punon gjithaq në Top Channel.
Vetëm në një puntatë binjakët merrnin mijëra euro, duke e bërë emisionin ‘Më lër të flas’ ndër më të kushtueshmit. Atëherë, Romeo pse po tregohet kaq mosmirënjohës? E pse mendon se i është bërë padrejtësi?
Mbase fitoren nuk e meritonte Egla, mbase, por Romeo është e sigurt që nuk e meritonte, sado që Topi bëri të pamundurën për t’ia dhënë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje