TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Maj 2024, 08:19

Policia e gjobit për volum të lartë, Butrint Imeri i paguan gjobën fansit

Shkruar nga Pamfleti

Policia e gjobit për volum të lartë, Butrint Imeri i paguan

Një ngjarje ‘e pazakontë’ ka ndodhur me një fans të këngëtarit Butrint Imeri.

Teksa kishte ngritur volumin e një prej këngëve të artistit “në kupë të qiellit” duke lëvizur me makinë, ai është ndalur nga policia madje është gjobitur prej tyre.

Pas kësaj, fansi ia dërgoi Butrintit gjobën, të shqyrtuar nga policia, teksa iu drejtua me një kërkesë: t’ia paguante atë.

“Mirë kishte bo me ma ‘pagu’ këtë dënim, se me këngë ‘tane’ m’kanë dënu. Zani në kupë të qiellit”, i shkroi ai artistit shqiptar.

Këngëtari më pas vendosi që t’ia paguante gjobën, mirëpo iu drejtua fansit të tij me një kërkesë:

“Këtë herë ta pagujta, po tjetër herë mos u gut për pak”

Policia e gjobit për volum të lartë, Butrint Imeri i paguan Policia e gjobit për volum të lartë, Butrint Imeri i paguan

butrint imeri fansi gjobe

Lini një Përgjigje