TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2024, 15:43

Faleminderit që ekziston! Snoop Dogg paguhet 500 mijë dollarë/dita, vetëm për të qenë prezent në Lojërat Olimpike 2024

Shkruar nga Pamfleti

Faleminderit që ekziston! Snoop Dogg paguhet 500 mijë

Snoop Dogg, reperi, aktori dhe producenti muzikor amerikan, ishte një nga figurat kryesore në Lojërat Olimpike të Parisit. 52-vjeçari është veshur si kalorës gjatë një gare me kuaj, por ndër të tjera është parë edhe në garat e gjimnastikës për femra, volejbollit në plazh, dhe në xhudo.

Mediat amerikane raportojnë se Snoop Dogg mund të jetë paguar rreth 500 mijë dollarë në ditë, nga televizioni NBC. Gjigandi mediatik e dërgoi për të pasqyruar Lojërat Olimpike të Parisit.

Me pak fjalë, reperi mund të fitojë një shumë prej rreth 8 milionë dollarësh nga aktiviteti në Francë.

Fansave të reperit të njohur u ka pëlqyer të shohin reagimet e tij teksa ai shikon garat e sportistëve të Team USA. Pavarësisht parave, shumë tifozë mendojnë se paga e tij e raportuar është e merituar, duke marrë parasysh momentet e paharrueshme që ai ka dhënë gjatë ndeshjeve të këtij viti.

Faleminderit që ekziston! Snoop Dogg paguhet 500 mijë Faleminderit që ekziston! Snoop Dogg paguhet 500 mijë Faleminderit që ekziston! Snoop Dogg paguhet 500 mijë

snoop dogg lojerat olimpike 2024

Lini një Përgjigje