TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2024, 15:20

Prej ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës, Noizy: Jam viktimë e kallëzimit të rremë

Shkruar nga Pamfleti

Prej ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës, Noizy: Jam

Prej ditësh Prokuroria e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest për Noizyn dhe çështja u bë tejet mediatike. Organi kosovar i akuzës madje deklaroi se reperi nuk ishte paraqitur, pavarëisht premtimit të avokatit të tij dhe për këtë kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacion.

Nga ana tjetër, reperi sfidonte haptazi organet ligjore të shtetit-vëlla, duke performuar në klube të ndryshme e duke u arratisur më pas. Por vetëm pak minuta më parë, Rigelsi ka bërë një postim në Instagram ku shprehet se do kontraktojë një zyrë avokatie për t’u marrë me çështjen, pasi sipas tij, ai nuk ka lidhje me rrahjen e Medi Isenit, vepër për të cilën akuzohet:

“Prej ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!

Dua ta bis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë, fatkeqëisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjesë.

Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nëse janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.

Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurhtin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bahskëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë me studion e aokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngajrje, ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.

Rigelsi”, përfundon postimi i reperit. /Pamfleti

Prej ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës, Noizy: Jam

noizy postim avokat

Lini një Përgjigje