
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbrëmjen e djeshme u shfaqën në një dasmë për të cilën nuk dhanë detaje dhe e mbajtën private.
Ajo çfarë ra në sy tek çifti ishte veshja. Të dy personazhet pozuan në krahë të njëri tjetrit me nje veshje mjaft elegante.
Kiara shihej me një fustan blu në dukje saten, me pika të bardha të cilin e kishte kombinuar me një palë taka ngjyrë nude që i shkonin me cantën, flokët moderatorja i kishte të kapura topuz.
Ndërsa Luizi, fituesi i ediciont të dytë të Big-Brother Vip, kishte veshur një kostum bezhë, të shoqëruar më këpucë të së njëjtës ngjyrë dhe një këmishë të bardhë.
Në postimin e hedhur në Instagram, Kiara shkruan: “Prindërit e Lunës.” Nuk munguan komentet e fansave të tyre që i komplimentonin për dukjen.

Lini një Përgjigje