TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2024, 10:51

“A do hyje sërish në Big Brother?”, ja si përgjigjet Edona James

Shkruar nga Pamfleti

“A do hyje sërish në Big Brother?”, ja si përgjigjet

Transgjinorja nga Suhareka, Edona James, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në media pavarësisht se Big Brother VIP Kosova 2 ka mbaruar prej disa muajsh.

Ajo mori vëmendje të madhe në këtë format për shkak të humorit dhe karakterit gazmor që ka. Ish-konkurrentja së fundmi ka hyrë live në Instagram, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Një prej tyre e pyeti nëse do të hynte sërish në Big Brother për ta ri-përjetuar si eksperiencë.

Ajo reagon menjëherë duke thënë se ka qenë shumë në Big Brother-a dhe se është lodhur nga kjo.

“Zoti mos e bëftë. U plaka nëpër Big Brother-a: në Gjermani e këtu. Ndoshta në Shqipëri hyj ndonjëherë”, u shpreh ajo.

Edona tani po punon në projekte të reja muzikore dhe një prej tyre do ta lançojë së shpejti.

 

edona james big brother

Lini një Përgjigje