
Pas Xhesikës, ka reaguar edhe Denisi i cili ka treguar versionin e tij të arsyes që çoi në ndarjen e çiftit të njohur të “Love Island”.
Në një shkrim në Instastory, ai tregon se kanë 20 ditë që ai dhe Xhesika i kanë dhënë fund lidhjes. Ndërsa theksoi se në lidhjen e tyre kanë ndërhyrë palë të treta dhe për këtë arsye ata përfunduan të ndarë.
Ai nuk specifikon emra, megjithatë duket se tashmë të dy e kanë marrë vendimin dhe nuk ka kthim pas. Kujtojmë se dyshja rigjetën dashurinë në formatin e njohur “Love Island Albania”, pasi edhe më parë kanë qenë të ndarë.
Në përfundimin të lojës, thuhej se dyshja kishin nisur bashkëjetesën dhe ishin shumë aktivë në rrjete sociale, ndaj ndarja e tyre erdhi shumë papritur për ndjekësit dhe publikun.


Lini një Përgjigje