TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2024, 12:56

Kërkohet nga policia e Kosovës, Noizy akuzon Butrint Imerin se i ka ‘hedhur benzinë zjarrit’

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohet nga policia e Kosovës, Noizy akuzon Butrint Imerin se i ka

Rrahja që bëri Noizy në një diskotekë në Pejë ka bërë që Policia e Kosovës ta kërkojë atë, ndërsa ai tani ka filluar të besojë se ky është një presion i bërë nga disa kolegë të tij këngëtarë.

Një fans i Noizyt për këtë presion, ka akuzuar këngëtarin, Butrint Imerin.

Sipas tij, ai bashkë me dajën e tij, avokatin kosovar Besnik Berisha po tentojnë të rrisin presionin tek autoritetet në Kosovë që Noizyt t’i kufizohet mundësia për të mbajtur koncerte, shkruan ‘Kosovarja’.

Ky shkrim, i cili është postuar në Instagram dhe TikTok është pëlqyer nga Noiyz dhe më pas është shpërndarë nga vetë ai.

Noizy duket se është penduar dhe e ka fshirë shpërndarjen e lajmit bashkë me “like”-n, pas një ore!

Kërkohet nga policia e Kosovës, Noizy akuzon Butrint Imerin se i ka

noizy butrint imeri faji sherr

Lini një Përgjigje