TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2024, 15:03

Puthje dhe dedikime, Lotina mbështet ‘fuqimisht’ Mozzik

Shkruar nga Pamfleti

Puthje dhe dedikime, Lotina mbështet ‘fuqimisht’ Mozzik

Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri që prej ditës që konfirmuan hapur lidhjen mes tyre, nuk i fshehin më daljet së bashku apo dedikimet romantike për njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme Mozzik ka performuar në një nga koncertet ku ka qenë i ftuar.

Nuk mungoi një postim i partneres së tij në të cilin shfaqej këngëtari duke kënduar dhe ajo duke i dedikuar puthje. Mozzik e ka rihedhur postimin në InstaStoryn e tij dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin “Të dua.”

Çifti tani janë shfaqur mjaft i lumtur dhe i dashuruar para ndjekësve me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me Lotinën, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë. Tashmë lidhja midis çiftit është bërë edhe familjare.

Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, është shprehur se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, ka rrëfyer Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.

Ai është shprehur se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.

Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës. Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, tha Mozzik.

lotina dhe mozzik te dua

Lini një Përgjigje