
Një video kushtuar ditëlindjes së vajzës së saj, Poem Blu, ka shërbyer si shkas për një përballje të papritur me urrejtje dhe sulme personale për Sara Hoxhën në rrjetet sociale. Blogerja dhe influencuesja shqiptare është përballur me komente fyese që nuk kanë kursyer as rolin e saj si nënë, duke ngjalluar indinjatën e kësaj të fundit.
Sipas mediave rozë, një ndjekëse ka reaguar me akuza të drejtpërdrejta dhe komente ofenduese, të cilat kanë nxitur reagimin e Sarës. Përmes një InstaStory, Sara ka ndarë publikisht komentin e plotë, duke shpjeguar se shpesh tundon t’i fshijë mesazhet negative për të mbrojtur energjinë e saj, por këtë herë ka zgjedhur t’i lërë të dukshme për një arsye të fortë: përgjegjësia për fjalët që shkruhen në rrjete sociale.
“Lexoj shpesh komente që më shokojnë dhe shpesh bëhem gati t’i fshij, sepse nuk e dua këtë energji në Instagramin tim. Por i lë gjithmonë me idenë që ai që ka shkruar të mbajë përgjegjësi për atë që lë këtu apo kudo në social media,” shkruan Sara, duke theksuar mesazhin e saj të fuqishëm për ndërgjegjësimin e ndjekësve.
Në fund, Sara Hoxha ka dërguar edhe një mesazh të qartë për pasojat e urrejtjes online. Ajo e ka cilësuar si “të shëmtuar” faktin që një video e ditëlindjes së një fëmije mund të shndërrohet në shënjestër të mllefit dhe komenteve fyese. Blogerja nënvizon se urrejtja nuk e dëmton atë, por pasojat e saj bien mbi ata që e shpërndajnë, duke bërë kështu një apel të fuqishëm për përgjegjësi dhe respekt në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje