Ajo që dukej si një dashuri e madhe mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj duket se është në një ‘udhëkryq’ të madh. Këngëtarja e suksesshme dhe balerini kanë ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e lidhjes së tyre. Kjo, pasi një detaj është vënë re nga ndjekësit në Instagram: Elhaida nuk e ndjek më partnerin e saj në Instagram.
Në epokën digjitale, ku çdo lëvizje interpretohet si mesazh i koduar, ky veprim i këngëtares ka ndezur menjëherë spekulimet. Ajo e ka hequr Ledianin nga lista e personave që ndjek, ndërsa balerini vazhdon ta ndjekë Elhaidën, duke krijuar një “asimetri” virtuale që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një krisje në marrëdhënie.
Situata bëhet edhe më intriguese nga fakti se Ledian Agalliaj ka zgjedhur së fundmi të vendosë në profilin e tij një foto nga shumë vite më parë, një veprim që për shumë ndjekës është interpretuar si sinjal nostalgjie, reflektimi apo edhe një mesazh i tërthortë.
Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, duke lënë terren të lirë për interpretimet: bëhet fjalë për një krizë momentale në çift, një vendim impulsiv të bërë “në gjaknxehtë e sipër”, apo thjesht një gabim njerëzor që në botën e rrjeteve sociale merr përmasa të mëdha dhe shpesh të ekzagjeruara?
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë bashkë prej rreth tre vitesh, dhe lidhja e tyre ka qenë ndër më të ndjekurat dhe më të komentuara nga publiku. Historia e dashurisë nisi në skenën e “Dancing With The Stars”, aty ku bashkëpunimi profesional mes këngëtares dhe balerinit u shndërrua gradualisht në romancë.
Megjithatë, që në fillimet e saj, kjo lidhje nuk ka qenë pa polemika. Në atë kohë, u përfol gjerësisht se marrëdhënia e mëparshme e Ledianit kishte përfunduar pikërisht gjatë periudhës kur ai u afrua me Elhaidën, çka e bëri historinë e tyre edhe më të komentuar në media.
A është kjo thjesht një stuhi në një gotë uji, apo shenja e parë e një ndarjeje? Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e hamendësimeve, ndërsa ndjekësit presin me kureshtje një reagim nga vetë protagonistët.

Lini një Përgjigje