TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Dhjetor 2025, 12:39

Deklaratat e Bes Kallakut tek Grida Duma, reagon Jul Deda

Shkruar nga Pamfleti
Deklaratat e Bes Kallakut tek Grida Duma, reagon Jul Deda
Deklaratat e Bes Kallakut tek Grida Duma, reagon Jul Deda

Deklaratat e fundit të Bes Kallakut në podcastin e Grida Dumës, ku foli hapur për jetën personale, familjen, sfidat dhe vlerat që e udhëheqin sot, kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Mes komenteve mbështetëse dhe kritikave, një reagim ka spikatur mbi të tjerët: ai i aktorit Jul Deda.

Përmes një postimi të ndarë në Instagram Story, Jul Deda ka zgjedhur t’u drejtohet drejtpërdrejt atyre që, sipas tij, gjykojnë Bes Kallakun pa e njohur vërtet. Në një mesazh të shkurtër, por tepër domethënës, Deda ka bërë një deklaratë të fortë në mbrojtje të kolegut dhe mikut të tij.

“Fjalët e mia janë për ata që nuk e njohin Besin. Ata që e njohin nga afër nuk kanë nevojë për shpjegime,” shkruan Deda, duke lënë të kuptohet se reagimi i tij vjen si përgjigje ndaj komenteve dhe keqkuptimeve që kanë qarkulluar në rrjet.

Më tej, aktori thekson anën njerëzore të Bes Kallakut, larg figurës publike dhe skenës:
“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemrën më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin.”

Postimi i Jul Dedës u shoqërua me një pjesë nga intervista e Bes Kallakut në podcastin e Grida Dumës, ku aktori foli me sinqeritet për marrëdhëniet familjare, përgjegjësitë si prind dhe ndryshimet që ka përjetuar në vite.  

Reagimi i Dedës shihet si një mbështetje e fortë publike në një moment delikat për Bes Kallakun, duke nxjerrë në pah solidaritetin mes kolegëve dhe duke i dhënë fund spekulimeve për karakterin dhe qëndrimet e aktorit.

Ky reagim i Julit vjen menjëherë pas atij të Xhensila Myrtezajt, e cila në një nga koncertet e saj, menjëherë pas intervistës së Besit, tha: Hajde, kjo këngë për mashtruesat! Ku i kam mashtruesat se mashtruese nuk ka…

Deklaratat e Bes Kallakut tek Grida Duma, reagon Jul Deda
Postimi i Jul Dedes per Bes Kallakun

 

jul deda bes kallaku

Lini një Përgjigje