TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Tetor 2023, 13:41

Britney Spears rrëfehet në libër: Im atë pinte sa nuk mendonte më, kisha frikë

Shkruar nga Pamfleti

Britney Spears rrëfehet në libër: Im atë pinte sa nuk

‘The Woman In Me’, libri autobiografiki i ylli i pop-it Britney Spears që pritet të publikohet së shpejti, ka qenë ‘kryefjala’ e mediave botërore të showbiz-it dhe jo vetëm.

Në një kapitull të librit tregohet një tjetër moment shumë i vështirë i Spears, ku në qendër është familja dhe babai i saj.

Spears ka treguar për fëmijërinë e saj traumatike dhe torturat e vazhdueshme që ajo duroi nga babai i saj i alkolizuar, Jamie Spears.

Ikona e popit, 41-vjeç, e përshkruan babanë e saj si “të keq, apatik dhe të ftohtë”. Ky abuzim u shtri deri në të 30-at e saj, pasi Jamie shpesh e fyente për pamjen e saj, duke e cilësuar shpesh si “të trashë” dhe duke e detyruar atë të punonte kundër vullnetit të saj.

Britney kujtoi dhe sjelljet e çrregullta të babait të saj, të nxitur nga alkooli, duke rrëfyer se ai pinte tepër, duke i shkaktuar asaj frikë të madhe.

“Babai pinte derisa nuk mund të mendonte. Ai u zhduk nga shtëpia për disa ditë me radhë. Dhe kur ishte i dehur, bëhej shumë keq”, thuhet në një ekstrakt të librit sipas ‘The Sun’.

“Stresi i mungesës së parave u komplikua nga kaosi i shkaktuar nga ndryshimet ekstreme të humorit të babait”.

“Kisha frikë veçanërisht të hipja në makinë me të, sepse ai fliste me veten gjatë vozitjes. Unë as nuk e kuptoja se çfarë thoshte. Ai dukej se ishte në botën e tij”, vazhdoi ajo mes tjerash.

britney spears babai i alkolizuar

Lini një Përgjigje