TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Tetor 2023, 13:13

‘I kishe unazat me vete?’, Erida pyet Aleksandros në takimin special: Sa fëmijë do ti?

Shkruar nga Pamfleti

‘I kishe unazat me vete?’, Erida pyet Aleksandros në takimin

Takimi mes Eridës dhe Aleksandros jashtë vilës së dashurisë së “Love Island Albania” së fundmi, ka qenë mjaft interesant. Dyshja ka zbuluar për ishullorët e tjerë se çfarë ka ndodhur në takim, të cilët nuk mund ta fshihnin kuriozitetin. Sapo ata u kthyen, ishin vajzat që morën veç Eridën dhe djemtë Aleksandrosin, për të folur në lidhje me takimin e shumëpritur.

Aleksandros, i ulur te rrethi i zjarrit bashkë me djemtë, ka treguar:

“Folëm për shumë gjëra dhe për situata që kanë ndodhur, i kërkova që të harronim të gjitha momentet e këqija. Më bëri një pyetje më pas, se sa fëmijë dua.”

Këtë pyetje sigurisht nuk e kanë lënë pa komentuar djemtë e tjerë, të cilët medojnë se kjo pyetje e ka çuar marrëdhënien e tyre në tjetër nivel, ndërsa pak me batutë e kanë pyetur:

“A i kishe unazat me vete?”

Ndërkohë që vajzat të ulura tek këndi i quajtur ‘PuPuç’, vazhduan bisedën me Eridën, me këtë të fundit që ndër të tjera tha:

“Kanë ndodhur shumë puthje, shumë përqafime dhe do të shohim se si do të sillët Aleksandrosi këtë javë.”

aleksandros erida femije

Lini një Përgjigje