TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Tetor 2023, 09:40

Nga shtatzënia e Kiarës, tek konkurrimi në RTSH; Luiz Ejlli jep përgjigje për thashethemet e publikuara në media

Shkruar nga Pamfleti

Nga shtatzënia e Kiarës, tek konkurrimi në RTSH; Luiz Ejlli jep

Luiz Ejlli i ka dhënë përgjigje disa prej pyetjeve më të shpeshta që aludohen në media prej ditësh.

Lidhur me një shtatzëni të mundshme të Kiarës, këngëtari tha se nuk e di se kur do të ndodhë dhe se ata do të bëhen prindër kur ta ketë shkruar Zoti.

Ai u pyet për marrëdhënien me Noizyn duke hedhur poshtë zërat për një krisje mes tyre.

Më tej ai njoftoi se do të sjellë dy projekte të reja muzikore të cilat janë bashkëpunime me Getoar Selimin dhe Flori Mumajesin.

Artisti mohoi zërat për një konkurrim të mundshëm në Festivalin e Fundvitit në RTSH.

luiz ejlli thashetheme

Lini një Përgjigje