
Nejmar mbetet në qendër të vëmendjes në Brazil dhe jo vetëm edhe jashtë fushave, sidomos në flirte me vajza të ndryshme. Dhe së fundmi ka pasur një stuhi për influencieren e njohur Rebeka Ribeiro për pjesëmarrjen në një festë private të organizuar nga Nejmar në një vilë luksoze pas barazimit zhgënjyes në shtëpi me Venezuelën.
Influencierja u sulmua rëndë në rrjetet sociale që kishte flirtuar me yllin e Seleçaos, i cili u bë sërish baba pak ditë më parë. Në rrjetet sociale akuzonin se ishte pikërisht Rebeka që i është afruar Nejmarit, por ajo ka mohuar një gjë të tillë përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”:
“Po shkruaj për të mbrojtur imazhin dhe privatësinë time, pas fyerjeve, gënjeshtrave dhe fjalëve të pandershme. Nuk pranoj që të më akuzojnë për diçka që nuk e kam kryer. Nuk kam pse t’i përgjigjem askujt në jetën time, unë punoj duke përdorur një imazh të ndërtuar mirë përmes vlerave, parimeve dhe objektivave të mia”, sqaroi Ribeiro, e cila mohon në mënyrë kategorike të ketë flirtuar me sulmuesin brazilian, të martën ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Uruguait, ku Brazili u mund 2-0.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje