TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Tetor 2023, 11:06

‘Drama’/ Dafina Zeqiri vjen me broad cast: Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën

Shkruar nga Pamfleti

‘Drama’/ Dafina Zeqiri vjen me broad cast: Ti shpërthen nga

‘Drama’ quhet ‘broadcast channel’ në Instagram i cili u krijua pasditen e kësaj të marte nga këngëtarja Dafina Zeqiri, ku kërkon të jetë sa më afër atyre që e mbështesin muzikën e saj.

Jo pa qëllim është zgjedhur ky etiketim, si për t’i cilësuar të tilla edhe situatat e fundit që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e audiencës.

Këngëtarja duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish historisë kur flitet për të, teksa shprehet se nuk mund të rrijë pa reaguar ndërkohë që e di se cila është e vërteta e gjithçkaje.

“Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo që e thonë, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës. Kështu që kam vendosur që t’ia lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim në gjërat që jam më mirë dhe sigurisht ajo është muzika”.

Kujtojmë se së fundmi ‘përplasjes virtuale’ me Sara Hoxhën iu shtua edhe reperja Melinda Ademi e cila me komentin e saj të ashpër ndaj Dafinës, duket sikur mbajti ‘krahun’ e Sarës. Këto situata duket se po e lodhin artisten.

‘Drama’/ Dafina Zeqiri vjen me broad cast: Ti shpërthen nga

dafina zeqiri drama broadcast

Lini një Përgjigje