TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Tetor 2023, 09:12

Përputhen/ Megi acarohet me Orjanin: Nxirreni nga programi këtë (video)

Shkruar nga Pamfleti

Përputhen/ Megi acarohet me Orjanin: Nxirreni nga programi këtë

Për’puthen” vijon të krijojë zhurmë në rrjet dhe një ndër personazhet që pa diskutim ka thyer “rregullat” e moderimit është Megi Pojani, e cila duket se është e vendosur të mos tolerojë asnjë lloj padrejtësie në këtë program.

Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka ardhur sërish tepër e tensionuar mes djemve dhe vajzave që luftojnë për të gjetur dashurinë e tyre.

Gjithçka duket se ka nisur në momentin që djemtë kanë sulmuar gjatë gjithë kohës Aurelin, duke bërë që ai të heqë mikrofonin. Lidhur me këtë, Megi ka reaguar ashpër në momentin që Orjani shprehet se Megi po bën avokatin mbrojtës të Aurelit.

 

“Ka një problem shumë të madh këtu Orjan dhe mos e thuaj më këtë gjë. Nëse nuk e di ti apo të gjithë të tjerët këtu, merreni vesh tani. Unë nuk bëj avokatin mbrojtës të askujt këtu brenda sepse nuk më intereson”, shprehet Megi.

Më tej ajo është nervozuar, teksa Orjani e ndërpret dhe flet mbi zërin e saj, duke thënë: “O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë”?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Per’puthen ???? (@perputhen_tch)

megi pojani acarim orjani

Lini një Përgjigje