
Vajza e parë e familjes Hoxha, pronare e Top Media feston sot ditëlindjen. Pavarësisht se ajo nuk ka postuar gjë në profilin e saj të Instagramit, ishte motra e saj Sara, ajo që i kujtoi gjithë botës sa e lidhur është me Lorin. Me anë të një fotografie nga fëmijëria, Sara i shkruan Lorit:
“Gezuar ditelindjen Lori
Une i jam mirenjohese Zotit per shume gjera, jeta ime eshte plot bekime. Por, lutja ime e cdo mbremje je ti. Ne te dyja kemi kontribuar shume tek njera tjetra dhe besoj jemi versioni me i mire i vetes fale ksaj.
Te jam falenderuese Lori, qe jam pjese e jetes tende, qe drita jote rrezaton dhe tek une, qe femijet e mi te duan dhe te respektojne aq shume por sidomos qe jam deshmitare e gjithe fuqise qe ti je. Gjithmone ketu, nje hap pas teje, per te dhene nje dore sa here ta ndjesh nevojen.
Love you always”, përfundon postimi i Sarës, i cili pasohet nga shumë urime të tjera për Lorin por edhe komplimente për dedikimin e Sarës.

Lini një Përgjigje