TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Janar 2024, 22:09

A ka trekëndësh dashurie? Romeo zgjedh Heidin: Rikja nuk më tërheq

Shkruar nga Pamfleti

A ka trekëndësh dashurie? Romeo zgjedh Heidin: Rikja nuk më

Mbrëmjen e sotme në spektaklin e Big Brother Vip Albania është diskutuar edhe një prej trekëndëshave të dashurisë të krijuar brenda në shtëpi.

Bëhet fjalë për Romeo-Rike-Heidi.

Për të tre është parë një klip ku duket qartazi pëlqimi që vajzat kanë për Romeon. Por më pas duke komentuar ngjarjet në shtëpinë më të famshme, duket se ka qenë Romeo që ka bërë një zgjedhje.

Banori ka thënë se Rikja nuk e tërheq në atë pikëpamje ndërsa me Heidin është ndryshe.

Rike: Nëse më shihni me Romeon, që më përqafon, është thjesht miqësi.

Romeo: Unë Riken e kam si motër.

Ledioni: Rike, ty nuk të pëlqen Romeo?

Rike: Jo, fare po fare.

Romeo: Rikja nuk ka lidhje fare. Nuk më tërheq si femër. Nuk e shoh dot me atë sy.

Rike: Nuk e shohim me atë sy njëri-tjetrin.

Romeo: Heidi është një vajzë fantastike që më jep energji të mirë.

Ledioni: Ja si i hollohet zëri vlonjatit (qesh).

Romeo: Po thoja që për Heidin unë kam një simpati. Është vajzë simpatike që më jep energji të mirë. Mua kjo vajzë më je energji.

Heidi: Unë jam në të njëjtin nivel. Më jep energji pozitive dhe dua të them një gjë po e shijoj shumë jam për qejfin tim.

big brother vip romeo veshaj

Lini një Përgjigje