TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Janar 2024, 15:49

Big Brother VIP Kosova, njihuni me katër finalistët

Shkruar nga Pamfleti

Big Brother VIP Kosova, njihuni me katër finalistët

Mbrëmjen e kaluar u mbajt gjysmëfinalja e Big Brother VIP Kosova 2.

Në gjysmëfinale ishin shtatë banorë, Santiana, Adri dhe Iliriana, Shqipja, Blerando, Ardi dhe Mirdoni, Lumbardhi dhe Edona James.

Jashtë finales së madhe mbetën dy çiftet Adri dhe Iliriana, dhe Ardi dhe Mirdoni, si dhe konkurrentja e eleminuar më herët gjatë mbrëmjes, Santiana Maloku.

Transgjinorja e famshme Edona James ishte e para nga konkurrentët që iu përmend emri si finaliste.

I dyti që siguroi një biletë për në finale ishte këngëtari Blerando Lajçi.

Banori i tretë që u kualifikua në finalen e madhe të 2 shkurtit ishte Lumbardh Salihu, i cili gjithashtu ka qenë një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni.

Ndërsa e fundit që iu përmend emri ishte konkurrentja nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo është shquar për debate të forta dhe një lojë mjaft interesante.

Të katërt finalistët janë bërë pjesë e edicionit të dytë të reality show që prej nisjes së tij dhe shumë herë i kanë shpëtuar eliminimit.

big brother vip kosova 2

Lini një Përgjigje