TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Janar 2024, 18:11

“Mos të ta shoh surratin”, debat i ashpër në BBV3 mes Ledjonës dhe Ervinit

Shkruar nga Pamfleti

“Mos të ta shoh surratin”, debat i ashpër në BBV3 mes

Ervini dhe Ledjona janë përfshirë sot në një debat të ashpër brenda shtëpisë më të famshme të vendit, Big Brother Albania Vip.

Debati ka ndodhur pas një loje që është organizuar nga Vëllai i Madh dhe që do të përcaktonte liderin e ardhshëm të shtëpisë.

Ka qenë Ervini i cili ka nisur duke i thënë Ledjonës se ajo ka probleme me bashkëbisedimin.

Ervin: Një sekondë, po dëgjo o njeri se ke probleme me bashkëbisedimin, dole tre herë dhe nuk të tha njeri gjë

Ledjona: S’dua të dëgjoj.

Ervin: Unë dola padashje se nuk e kisha mendjen, dhe tha Juli dole dhe fituat se nuk kishit shans, mbaroi filmi kaq. Vetëm gënjeshtrën që s’e kam unë, edhe kujdes kur akuzon njerëzit,

Ledjona: Ti për çfarë më akuzon mua

Ervin: S’po të akuzon njeri se dole tre herë.

Ledjona: Ti gënjeve.

Ervin: Të të vijë turp, mos më fol më fare. Mos ta shoh më surratin. Të të vijë turp që i rëndon njerëzit, rob i keq. Aq inat i vjen sa nuk di ç’flet. Mbylle gojën o llafazane dër dër se flet shumë.

Ledjona: Mbylle gojën nuk më thua dot.

 

big brother vip

Lini një Përgjigje